“Djalin po ma tret dheu…”,ia vranë të birin me thikë, flet babai i Aurelio Dervishit: Nuk ma bën zemra t’i fal

Azbi Dervishi, babai i 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili humbi jetën tragjikisht pasi u godit me thikë mbrëmjen e 31 marsit të këtij viti në zonën e Shkozës në Tiranë, ka folur për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Advertisements

Në një intervistë për Euronews, babai i të riu u shpreh se me të birin ishte shumë i lidhur dhe se ai ishte një djalë i urtë e nuk i binte në qafë askujt.
Kujtimet me të janë të pafundme… Kujtime nga më të ndryshme, e ka pas afër gjithmonë. Do bëj gjithçka për ty më thoshte, do të të bëj krenar”. Me punë krahu i kam rritur fëmijët. Nuk e kam penguar për asgjë, më thoshte do dal me shokët, i thoja ‘nuk dua gabime, nuk dua njeri të trokas e të më thotë që djali më bëri këtë’. Jam munduar gjithmonë t’i plotësoj çdo gjë, ishte gjithçka për mua”, tha ai ndër të tjera.

Advertisements

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 31 marsit, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, Tiranë, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi. I riu u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshtarët e tij dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen rrugës për spital, ndërkohë autorët u larguan menjëherë pas ngjarjes.

Të rinjtë në dëshmitë e tyre kanë shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pranuar faktin se janë shkëmbyer me makinën ku dhe ndodhej 18-vjeçari dhe janë konfliktuar. Më pas kanë ndaluar dhe janë përleshur fizikisht dhe në fund të dëshmisë së tyre kanë thënë: Ndodhi ajo që ndodhi.

15-vjeçari, i cili është mes të arrestuarve ka pranuar se e ka qëlluar ai me thikë Aurelion dhe është shtyrë për të kryer këtë ngjarje nga 20-vjeçari Frensis Shehu.
Duke kërkuar dënim maksimal për autorët, Azbi Dervishi ka thënë se disa prej tyre kanë tentuar që t’i kërkojnë falje, mirëpo ai ka refuzuar duke thënë se: “Nuk i kam pranuar, nuk ma bën zemra”.

“Unë si prind kërkoj dënim maksimal, djalin tim po e tret dheu, të treten dhe ata atje brenda. Nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marr unë vendim, pres shtetin…”, tha ai.

“Kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Aurelion, e kam pasur shumë afër, më tregonte gjithçka. Kurrë nuk ka pasur konflikte me asnjë, jam plotësisht i bindur. Unë e di çfarë fëmijë kam pasur, ishte i shkathët. Gjithmonë më thoshte ‘babai, në derën tonë nuk ka për të ardhur kurrë njeri të të thojë që Aurelio me ka rënë në qafë, ta siguroj, por rrugë njeriu nuk i hap’, këtë ma thoshte. Nuk i bie në qafë njëru më thoshte, dhe as nuk ka pse të më bjerë në qafë njëri.