Djegia e 17 apartamenteve në pallatin 10-katësh, hetime edhe për ndërtuesin

by editor

Hetimet për zjarrin në pallatin 10-katësh në kryeqytet nuk janë fokusuar vetëm për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe të përcaktimit të dëmeve, por hetimi është thelluar, pasi grupi hetimor po heton edhe nëse janë përmbushur standardet e sigurisë nga ndërtuesi i pallatit.

Advertisements

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për News24 se do të merren në pyetje nga policia ndërtuesi i pallatit Tanush Mëhillaj i firmës TBM Construction dhe inxhinieri. Ndërtuesi dhe inxhinieri do të pyeten rreth ndërtimit të pallatit, pasi nuk ishin përmbushur kushtet teknike të sigurisë dhe materiali që është përdorur për ndërtimin e fasadës nuk përmbush standardet e sigurisë në raste zjarri.

Pallati 10-katësh i përfunduar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mëhillaj nuk kishte një sistem funksional për mbrojtjen ndaj zjarrit. Sipas banorëve herë pas herë ka pasur probleme me energjinë, pasi binte automati. Sipas banorëve të pallatit ndërtuesi ende nuk ka ardhur të kontaktojë me to për t’i dhënë sqarime se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre.

Advertisements

You may also like