Djegia e pallatit në qendër të Tiranës, eksperti i sigurisë bën thirrjen urgjente autoriteteve: Për mbrojtjen nga zjarri duhet rregulluar…

by editor

Zjarri masiv që përfshiu pallatin fare pranë qendrës së Tiranës ka rikthyer vëmendjen në çështjen e sigurisë së banesave.

Advertisements

Në këtë pallat ku një meter katror shitet mbi 2000 euro, lind pyetja sesa të sigurta janë këto ndërtesa dhe a e justifokojnë çmimin, që prej vitesh tashmë sa vjen dhe rritet.

Advertisements

Sipas ekspertit të sigurisë, Markel Baballëku, cilësia e dobët e materialeve të përdorura ishte një nga faktorët kyç që çoi në përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Ai theksoi se materialet e përdorura nuk e izolonin zjarrin por e përhapnin atë duke lëshuar gazra të rezikshme për banorët.

Eksperti theksoi se ligji për mbrojtjen nga zjarret është i përgjithshëm dhe duhet detajuar më tej mbi parametra sasiorë.

“Kërkesa për mbrojtjen ndaj zjarrit është ndër më të koklaviturat për të përmbushara. Ne në linja të përgjithsme i kemi të shprehura por kur vjen te parametrat sasiorë ne kemi elementë të cilët nuk mund t’i masim. Ne na mungojnë kushtet teknike për të paraqitur numra që e kemi bërë në letër, si është bërë në ndërtim dhe si është kontrolluar në fund”, tha eksperti.

You may also like