Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar detaje nga deklarata e fortë e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili tha të premten se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori të Prokurorisë së Posaçme.
Advertisements
I ftuar në një emision televiziv, Karamuço, tha se kërcënimi është real dhe është bërë nga një organizatë kriminale transnacionale ndaj një prokurori shumë të rëndësishëm të SPAK.
Advertisements
Karamuço tha se prokurori në fjalë po heton një dosje përgjimesh, ku do të ketë arrestime të bujshme të krimnelëve që nuk e kishim menduar kurrë se mund të arrestoheshin.
Eksperti zbuloi se kërcënimi është bërë me kontakt të drejtpërdrejtë ndaj familjarëve të prokurorit, të cilët janë ndjekur nga të dërguarit e bandës.
“Një javë përpara kësaj dy tre persona e dinin që një prokuror shumë i rëndësishëm i SPAK-ut ishte kërcënuar nga krimi i organizuar. Ishte gazetarja Hoxha e para që e përmendi. Bëhet fjalë për një kërcënim shumë serioz që ka ndodhur ndaj një prokurori shumë të rëndëishëm të SPAK i cili po heton komunikimet e dy apo tre organizatave kriminale shumë të rrezikshme transnacionale. Në ditët në vijim pritet të ketë arrestime shumë të bujshme të emrave që ne nuk i kishim menduar që mund të arrestoheshin ndonjëherë në Shqipëri. Për këtë ka një trysni shumë të madhe dhe kërcënimet do vijnë. Ky kërcënim nuk ka qenë me telefon, ka qenë me kontakt të drejtpërdrejtë me familjarët. Familjarët ndiqen ku janë dhe u çohet mesazh i drejtpërdrejtë dhe kjo e bën më të rrezikshme. Ky është një nga rastet më të rënda që duhet të mendojmë si duhet t’i mbrojmë më mirë këta njerëz. Familjarët e tyre janë zbuluar. Goditjet e SPAK-ut do jenë të pamëshirshme ndaj krimit të organizuar dhe duhet të bëhet një analizë e riskut se cila mund të jetë kundërpërgjigjja e këtyre personave”, tha Karamuço.