“Do e shohim kush ia ha hallvën njëri-tjetrit”/ Kërc*nime në GJKKO, Dumani rrëfen njohjen me Qolin, përplaset me Enver Divën dhe Besian Xhixhën

Besian Xhixha dhe Enver Diva ne foto

Advertisements

Në seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë” ka vijuar pyetja e dëshmitarit Nuredin Dumanit.

Advertisements

Pyetjet janë kryer nga avokati Ilia Ilia.

ZHVILLIMET NË SEANCË

Avokati: Në çfarë rrethane jeni njohur me Agron Qolin.

Nuredin Dumani: E kam pas komshi dhe pas kemi qenë dhe miq nga viti 2002-2003. Me Agronin kemi pas marrëdhënie shumë të mirë. Agroni punonte në ndërtim. Agroni di që ka qenë ndërtues Enea Prifti. Petrit Qoli e di që ka qenë ndërtues pallati dhe Agroni punëtor.

Agroni rrinte te lokali i Festim Qolit kur ishte në Nishtullë. Me Festimin diskutonim shumë gjëra dhe më tregonte respekt për Agronin. Enea Prifi ka shumë shokë dy vëllezërit Qoli.

Enver Diva dhe Besian Xhixha: Mos u mërzit, dardha e ka bishtin mbrapa. Do e shohim kush ia ha hallvën njëri-tjetrit. Çfarë është ai, pse rren?