“Do i japin kupën për shkak të…”, ish-banorja e “BBV” deklaroi se Fifi do fitojë “DWTS” pa e merituar, shpërthen këngëtarja: Po flet më shumë se…

by editor

Ish-konkurrentja e “Dancing With the Stars”, Xhuliana Nura ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket fituesit të mundshëm të këtij edicioni të konkursit të kërcimit.

Advertisements

Në një intervistë Nura ka shpërthyer keq ndaj jurisë dhe produksionit duke u shprehur se Fifi do të jetë fituesja e “DWTS”, për shkak të historisë jo të mirë me televizionin pas pjesëmarrjes në “BBV”.

Advertisements

“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton. Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe “Top Channel-in” dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja.

Por pas deklaratës së Julianës, ka reaguar edhe vetë Fifi tepër e acaruar përmes disa postimeve në InstaStory.

Fifi i përgjigjet Juljana Nurës duke i sjellë në vëmendje se nuk e ka hequr ajo nga “DËTS” dhe as konkurrentët e tjerë por sipas Fifit, Nura është skualifikuar nga gara pasi nuk është angazhuar shumë për të përmirësuar performancën, por thjeshtë ka folur.

“E dashur Xhuliana Nura nuk të hoqa unë nga DWTS, hoqe veten sepse nuk i dhe këmbëve po gojës”, shkruan Fifi.

Ndër të tjera Fifi u shpreh se Juliana po tregohet e padrejtë dhe po mundohet të njollosë të gjithë punën, përkushtimin dhe sakrificën që ajo po bën për të nxjerrë më të mirën e saj në kërcim.

“E dashur Xhuliana Nura nuk të hoqa unë nga DWTS, hoqe veten sepse nuk i dhe këmbëve po gojës. Po të lutem e dashur mos njollos punën time, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektakli. Aty voton një juri profesioniste që ti e fyeve dhe një publik që unë e kam bërë për vete me vite të tëra në skenë me artin dhe punën time. Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxori skenat e tua të cilat ti i di shumë mirë. Po harron që ke nënshkruar kontratë dhe po flet më shumë sesa duhet. Po nxjerr të pavërteta që nuk të takon t’i diskutosh”,– shkruan Fifi më tej.

You may also like