Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e sotme, me pronarë të biznesit fason.
Advertisements
Berisha ka premtuar se do të ulë çmimin e energjisë elektrike për ta, nga 18 lekë që është aktualisht, në vetëm 6 lekë. Berisha premtoi gjithashtu dhe kompensim të çdo dëmi që u është shkaktuar, sipas tij, për shkak të rënies së euros.
Advertisements
“Do të transformojmë klimën për biznesin. Kësaj here ne kemi edhe një eksperiencë, dhe me shpejtësi do të vendosim standardet më optimale, më miqësore për biznesin. Për të gjithë eksportet, ne garantojmë së pari një bord që do kompensojë qindarkë për qindarkë rënien e euros, që është një faktor që dëmton shumë çdo sipërmarrës që prodhon për eksportin. E dyta, ne do ulim çmimin e energjisë nga 18 do të jetë 6 lekë. Do ta kemi më të ulëtin dhe kjo përbën një leverdi të mirë për biznesin. Rënia e euros është një problem shumë i madh.”– tha Berisha.