“Do kesh një jetë më të mirë…”, 15-vjeçari shqiptar braktiset nga babai, ai kërkon ndihmën e policisë duke përdorur google translate

by editor

Karabinierët italianë janë habitur kur para tyre është shfaqur një 15-vjeçar shqiptar, i cili në mubgesë të gjihës është përpjekur të komunikojë me ta përmes google translate.

Advertisements

Mediat italaine kanë sjellë një histori të trishtë, të një 15 vjeçari shqiptar i cili ishte braktisur nga babai i tij, sapo kishin mbërritur në aeroportin e Malpensas në Milano.

Sipas asaj që raportojnë mediat 15-vjeçari u ka thënë karabinierëve se kishte udhëtuar nga Sqhipëria në drejtim të Milanos i shoqëruar nga babai i tij 46-vjeç, por sapo kanë zbtirur në aeroport babai i ka thënë që i duhej ta braktiste pasi nuk kishte më mundëi të kujdesej për të.

Advertisements

Pas rrëfimit të adoleshentit, i cili të gjithë historinë e tij e ka treguar duke përdorur google translate, karabinierët ia besuan 15-vjeçarin ndihmësve të Emergjencave Sociale të Bolonjës.

Babai i 15-vjeçarit, siç konfirmuan karabinierët për Fanpage.it , u bë i pagjurmueshëm pas kthimit në Shqipëri në 24 orët në vijim, dhe për pasojë u denoncua në Prokurori për braktisje të të miturve ose fëmijëve të paaftë dhe të paaftë dhe ndihma dhe nxitja e imigracionit të paligjshëm.

/AlbEu.com/

You may also like