“Do ketë elementë surprizë”, gazetari i njohur plas deklaratën e fortë: Ja kush e ka radhën për në SPAK

by editor

Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta me urdhër të SPAK mund të cilësohet një nga goditjet më “lart” të strukturës së posaçme por dosjet ku përfshihen edhe zyrtarë të lartë janë të panumërta

Advertisements

Gazetari Eni Ferhati tha në një emision televiziv se janë disa dosje të rëndësishme që presin përgjigje si ajo e fondeve të IPARD apo e përgjimeve SKY ECC, por siç theksoi se mund të ketë edhe elementë surprizë ku mund të jetë përqendruar SPAK,

Advertisements

“Ka dosje të hapura pafundësisht. Pritshmëritë e mia për shembull janë që të ketë përgjigje për dosjen e IPARD, ku dyshohet të jetë abuzuar me qindra miliona euro të BE, dosjen e SKY ECC që tregoi bashkëpunimin e krimit të organizuar me politikën, drejtësinë, policinë por mos të harrojmë edhe elementë surprizë ku mund të jetë përqendruar SPAK dhe janë jashtë pritshmërive të publikut. Inceneratori i Tiranës është i hapur dhe shumë të tjera, nuk duhet paragjykuar puna e SPAK”, tha gazetari Ferhati.

You may also like