“Do kthehem të kontribuoj në vendin tim”, Rama batuta me studenten e mjekësisë në Gjermani: Eja për veten tende! S’ka diell atje, as kafe

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu, këtë mbrëmje takimin e kishin me shtabin elektoral të Njësisë Nr.3 në Tiranë.

Advertisements

Rama pati një komunikim edhe mbështetës të PS të cilët studiojnë ose punojnë jashtë vendit.

Advertisements

Njëra prej tyre ishte një studente mjekësie, e cila aktualisht ndodhet në Gjermani, ndërsa u shpreh se pas kryerjes së studimeve do të kthehet në vend për të kontribuar në sistemin e shëndetësisë.

Rama nuk i ka kursyer batutat teksa i ka thënë që duhet të kthehet ‘për kafen e mirë që kemi në Shqipëri dhe miqësinë’.

Rama: Akoma në gjermani ti?

Studentja: Edhe pak, sat ë mbarojnë këto zgjedhje do vi të jap kontributin tim në mjekësi, për Shqipërinë dhe tiranë

Rama: Hajde këtu të japësh kontribut për veten tendë, hajde këtu me diell, me kafe, me shoqëri, atje me kë bën muhabet? Hajde më thuaj ti

Studentja: E ke thënë ti, me atë kafen e shpifur

Rama: Epo s’është kafe ajo