Aktori i humorit, Olsi Bylyku është shprehur i shqetësuar për videot që i dërgojnë në rrjetet sociale lidhur me ish-të dashurën e tij, Egli Tako.
Advertisements
Përmes një reagimi në “Instagram”, Olsi thotë se është me grua në shtëpi dhe se duke i dërguar këto materiale, po i hapin sherre.
Advertisements
“Mos m’i çoni më këto videot çfarë po ndodh rreth e rrotull, jam me grua në shtëpi”, thotë ai, duke iu referuar videove të ish-partneres së tij, e cila është konkurrente në BBV dhe disa herë ka përmendur lidhjen e saj me aktorin.
“Do m’i shohi ndonjë ditë këto që më çoni dhe do na hapni sherre në shtëpi. Aman ore, aman”, shprehet ai me humor.
“Ore, se tani u bëra si ai muhabeti, ‘do duroj, do duroj, do duroj…’ Ore qafsh mua, ju lutëm, o ndjekës, mos m’i çoni më këto videot çfarë po ndodh rreth e rrotull, jam me grua në shtëpi, jam me grua në shtëpi. Do m’i shohi ndonjë ditë këto që më çoni dhe do na hapni sherre në shtëpi. Aman ore, aman”, shprehet ai.
Kujtojmë që Olsi dhe Egli kanë qenë në nje romancë prej 5 vitesh, por lidhja e tyre përfundoi dy vite më parë. Së fundmi aktori ka zyrtarizuar edhe lidhjen e tij t re me gazetaren Denada Lura.
Advertisements