‘Do më kthejnë sendet personale’/ Beqaj del pas 8 orësh në SPAK i bindur se është amnistuar nga prokuroria politike

by editor

Ish-ministri Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas tetë orësh e gjysmë. Pas daljes nga SPAK, Beqaj është shprehur i bindur se i ka shpëtuar dënimit dhe se prokuroria së shpejti do t’i kthejë sendet personale që i ka sekuestruar. Duke ditur kontrollin e plotë që ka miku i tij mbi SPAK, Rama, nuk është asgjë për t’u habitur që ish-ministri dhe shoku i ngushtë i kryeministrit t’ia hedhë pa laguar nga drejtësia e komanduar.

“Hetimet janë shumë të ngushta, të shtrihen nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013, është domosdoshme të shtrihen në dy pjesë, pse dy vite e gjysmë u mbajt në qese, më konfirmuan që do të kem së shpejti ato sende që u sekuestruan që lidhen më vazhdimin e hetimit të sterilizimit, pasi të përfundojnë hetimi i pajisjeve do të më kthehen”, tha Beqaj për mediat.

Advertisements

You may also like