“Do më shumë Meritonin se Heidin”/ Ish-banori i ‘BBV’ flet për lidhjen e Romeos: Aktori ka një strategji…

by editor

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Endrik Beba së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku ndër të tjera ka analizuar edhe lojën e konkurrentëve.

Këngëtari nuk la pa përmendur as romancën e Romeo Veshaj me Heidi Baçin, për të cilën u shpreh se aktori do më shumë Meriton Mjekiqin sesa Heidin.

Advertisements

Ai tha se gjatë gjithë qëndrimit të tij në shtëpi nuk e ka ndjerë energjinë e dashurisë së ish-çiftit, duke shtuar se aktori me strategjinë e tij ka një rol dytësor për dikë.

“Më shumë duhen Meritoni me Romeon sesa Romeo me Heidin. Unë isha në atë shtëpinë dhe nuk e ndjeva energjinë dhe dashurinë e Romeos me Heidin… Romeos i duhet një krah i djathtë, ka qenë Lisi, Bardhi, Heidi. Me strategjinë e tij e ka një rol dytësor për dikë”- tha Endriku.

Advertisements

You may also like