Do shisnin armë në Tiranë, kush janë 5 të arrestuarit, mes tyre dhe një police

by editor

Këta janë pesë të rinjtë e arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit “Repishti” pasi akuzohen për trafik armësh.

Bëhet fjalë për Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, efektive e policisë së Burgjeve dhe Mirjan Hasaj, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Trafiqet e Tiranës kishin marrë informacion për grupin kriminal që do të vinte nga Shkodra për të shitur armët në TiranëMenjëherë pas kësaj organizuan operacionin për kapjen e tyre në kushtet e flagrancës.

Advertisements

5 personat e arrestuar po lëviznin me dy mjete.

Advertisements

Në të parin ishin dy person që kishin rol kqyrjen e rrugës dhe lëvizjeve të patrullave të policisë.Konkretisht Denisa Halilaj dhe Denos Hasaj udhëtonin me një makinë tip “Golf” dhe bënin kqyrjen e rrugës.,

Ndërsa në “BMW” ku u gjetën 9 armë ndodheshin Mirjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasa.Armët vinin nga zona veriore të Shkodrës dhe ishin destinuar të shiteshin te grupet kriminale me bazë në Tiranë.

Arsenal armësh nga Shkodra në Tiranë, 5 në pranga, cfarë roli kishte policja e BurgjeveZbardhen detaje të reja janë zbardhur nga rasti i trafikut të armëve nga Shkodra drejt Tiranës, ku u arrestuan 5 persona, mes tyre edhe efektivja e policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj 22 vjeçe.

https://www.facebook.com/watch/?v=261263240379694

You may also like