Gjesti ndau “shapin nga sheqeri” spektaklin e së shtunës, duke thënë se nuk ndjen për Eglin. Por kësaj të fundit duket se “nuk i ndahet shpirti” nga këngëtari, gjë të cilën e ka shprehur në shumë forma.
Advertisements
Kjo “përndjekje” e saj ndaj Gjestit ka marrë vëmendjen e publikut, por specifikisht të Xumit.
Advertisements
Karma ka bërë punën e saj pretendon ai.
Ish-banori ka ndarë një video të Eglit gjatë një bisede me Livian, ku shprehet kështu (duke iu referuar Gjestit):
“Do ta kap me zor. Nuk rri dot më, po më plas shpirti”, shprehet Egli gjatë bisedës me Livian.
Xumi ka komentuar këtë deklaratë, duke theksuar se nëse ai do të ishte shprehur njësoj në atë format, do të ishte “kryqëzuar”. Nga ana tjetër, ai theksoi se ndonëse nuk ka bërë asgjë të ngjashme me atë që Egli po bën ndaj Gjestit, sërish u etiketua si përndjekës dhe manjak.
Po ashtu, ai deklaroi se të tilla etiketime (sipas tij të nxitura nga Egli) kanë mërzitur shumë familjen e tij.
“I drejti zhytet, por nuk mbytet! Zoti është i madh!”, shprehet ai.