Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sqaroi deklaratën e tij të famshme të fushatës se ai mund t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë “brenda një dite” në një intervistë ekskluzive për revistën Time duke shënuar përfundimin e 100 ditëve të para të mandatit të tij të dytë presidencial. Trump tha se kjo frazë e veçantë ishte një ekzagjerim për të theksuar një pikë.
Advertisements
“Natyrisht, njerëzit e kuptojnë se kur e thashë, e thashë me shaka, por çështja ishte se kjo luftë do të përfundojë,” theksoi ai.
Advertisements
I pyetur se pse ende nuk ka arritur t’i japë fund konfliktit, ai është përgjigjur se ka vetëm tre muaj në mandatin e tij të dytë, ndërsa lufta ka tre vjet që është ndezur.
“Ky është konflikti i Bidenit, jo i imi. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë. Kjo luftë nuk do të kishte ndodhur nëse do të isha president,” tha Trump, duke fajësuar drejtpërdrejt paraardhësin e tij për situatën në Ukrainë.
I pyetur nëse ai besonte se Vladimir Putin ishte i aftë të përfundonte një marrëveshje paqeje, Trump u përgjigj pozitivisht.
“Po, unë besoj se Putini do ta bëjë këtë. Unë besoj se Putini do të preferonte t’i merrte të gjitha, por besoj se jam i vetmi që mund të negociojë këtë marrëveshje,” vuri në dukje ai.
Presidenti amerikan pohoi gjithashtu se gjatë mandatit të tij negociatat kanë ecur dhe po i afrohen një marrëveshjeje, duke theksuar se “askush tjetër nuk mund ta kishte arritur një marrëveshje të tillë”.