‘Do vras gruan, më pas veten’, gjenden shënimet e 55-vjeçarit që vrau gruan në Maliq

55-vjeçari, Gjergj Mullalli, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Luizës u gjet sot nga policia i vetëvrarë në afërsi të një banese të braktisur në fshatin Zëmblak të Maliqit. Ai mësohet se ka qëlluar veten e tij me një plumb në mjekër, çka i ka shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Mullalli mësohet se ka pasur një shkëmbim zjarri me policinë, përpara se t’i jepte fund jetës.

Advertisements

Pas vetëvrasjes së Mullallit, policia gjeti një libër në afërsi të vendit ku ai i dha fund jetës. Në faqet e atij libri autori kishte bërë shënime të ndryshme mes të cilave dhe një ku shkruante, fillimisht do vras gruan e më pas veten.

Advertisements

55-vjeçari dyshohet se e vrau bashkëshorten Luiza Mullali, 46 vjeçe për motive xhelozie. Ata ishin në proces divorci pas 25 vitesh martesë nga e cila kishin sjellë në jetë fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë.