Dogji Kuranin jashtë xhamisë, 37-vjeçari irakian: Do djeg një tjetër brenda 10 ditëve

Njeriu që dogji Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm, Suedi, duke shkaktuar protesta dhe një valë reagimesh, thotë se ka ndërmend të djegë një Kuran tjetër brenda 10 ditëve.

Advertisements

Pasi iu dha leja për të protestuar nga policia suedeze, Salwan Momika , 37 vjeç, shkeli librin e shenjtë islamik dhe ndezi disa faqe përpara xhamisë më të madhe të kryeqytetit të mërkurën.

Advertisements

Djegia e Kuranit prej 37-vjeçarit përkoi me festën myslimane të Kurban Bajramit dhe përfundimin e pelegrinazhit vjetor në Mekë në Arabinë Saudite. Duke folur për mediat suedeze, Momika tha se e dinte se veprimi i tij do të shkaktonte reagime dhe se kishte marrë “mijëra kërcënime me vdekje”. Megjithatë, ai po planifikon veprime të mëtejshme për në javët e ardhshme.

Brenda 10 ditësh do të djeg flamurin irakian dhe Kuranin përpara ambasadës së Irakut në Stokholm.

Policia suedeze i kishte dhënë atij një leje për djegien e Kuranit, në përputhje me mbrojtjen e fjalës së lirë, por më vonë tha se ka hapur një hetim për “agjitacion kundër një grupi etnik”, duke vënë në dukje se 37-vjeçari irakian e kishte bërë djegien afër xhamisë. Por Momika tha se veprimet e tij nuk përbënin një “krim urrejtjeje” ose “agjitacion ndaj ndonjë grupi”.

Policia ka të drejtë të hetojë nëse djegia është një krim urrejtjeje. Ata mund të kenë të drejtë dhe mund të kenë gabim.