“Doja që Suela të vdiste”, shqiptari që vrau ish-partneren në sy të vajzës në SHBA del në gjykatë: Nuk shfaq asnjëlloj emocioni dhe bën vetëm një pyetje…

by editor

Rreth 20 orë pasi kreu një sërë krimesh, Renato Muhaj doli para gjykatës në SHBA. 8 janë akuzat që rëndojnë mbi shqiptarin, më e rënda ajo e vrasjes së ish-partneres Suela Saliaj, gjithashtu shqiptare (Lexo më shumë).

Prokuroria e Largo në Florida thotë se krimet e 34-vjeçarit sa erdhën dhe u përkeqësuan në një hark kohor prej pak orësh. Megjithatë ashtu siç nuk arriti dot të shkonte larg me vajzën e tij 8-vjeçare të cilën e rrëmbeu, dita kur do të lerë qelinë do të jetë e largët.

Advertisements

You may also like