Dokumente sekrete të CIA-s pretendojnë zbulimin e tre bazave aliene, dy ndodhen në Tokë

Dokumente të deklasifikuara së fundmi nga CIA kanë ngjallur interes dhe debat të gjerë, pasi pretendojnë se agjencia ka identifikuar tre baza të mundshme aliene dy prej tyre në Tokë dhe një në hënën e Saturnit, Titan.

Advertisements

Këto informacione dolën në pah ndërkohë që Kongresi amerikan zhvilloi një seancë dëgjimore për fenomenet ajrore të pashpjeguara, ku zyrtarë të Pentagonit dhe shkencëtarë diskutuan për ekzistencën e mundshme të jetës jashtëtokësore dhe fshehjen e saj nga qeveria.

Advertisements

Dokumenti në fjalë është pjesë e eksperimenteve të CIA-s në vitet 1970 dhe 1980, që lidhen me të ashtuquajturin “remote viewing” – një metodë ku individë me aftësi të supozuara paranormale përpiqeshin të përshkruanin vende apo ngjarje larg trupit të tyre fizik.

Një prej raporteve më intriguese titullohet “Përshkrimi i personelit të lidhur me bazat ‘ET’ (jashtëtokësore)” dhe përshkruan vizionet e një individi që iu dhanë objektiva të panjohur për ta përshkruar.

Sipas dokumentit, janë zbuluar tri baza të dyshuara aliene: një në Alaskë, një tjetër ose në Amerikën e Jugut ose në Afrikë, dhe baza e tretë në Titan, hëna më e madhe e Saturnit. Subjekti pretendon se ka vërejtur tre lloje entitetesh të ndryshme, me pamje jo-njerëzore, përfshirë një me kokë të madhe e të rrumbullakët dhe një tjetër shumë të zbehtë me hundë të mprehtë.

Më e çuditshmja është baza në Titan, ku raportohen njerëz – përfshirë një “shkencëtare të bukur” – duke punuar së bashku me entitetet. Ky zbulim mbetet i pazyrtarizuar, por ka rritur spekulimet për bashkëjetesë të mundshme mes njerëzve dhe qenieve jashtëtokësore.