Doli fshehurazi nga shtëpia për të kaluar natën me shokët e saj/ Ndërron jetë 13-vjeçarja

Jennifer Alcani është 13-vjeçarja shqiptare, e cila humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Itali teksa ishte duke bërë xhiro me makinë me dy shokët e saj më të rritur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten e 10 janarit rreth orës 5 të mëngjesit teksa Jennifer kishte dalë fshehurazi nga shtëpia për tu takuar me miqtë e saj. Makina ka qenë në drejtimin e një djali 22-vjeçar ndërsa pasagjerë ishte Jennifer Alcani dhe një tjetër 19-vjeçar.

Advertisements

Të rinjtë kanë postuar gjithashtu dhe në rrjete sociale video teksa do drejtonin makinën me 150km në orë dhe me muzikë të lartë.Aksidenti ka ndodhur sapo të rinjtë kanë hasur një kthesë ku 22-vjeçari ka humbur papritur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me bordurat anësore. Si pasojë e goditjes Jennifer pësoi fraktura të rënda në kokë që i rezultuan fatale për jetën.13-vjeçarja Alcani ka qëndruar në koma në spitalin Manzoni të Lecco për 6 ditë pa e rifituar kurrë vetëdijen.Në automjetin e tyre janë gjetur disa shishe alkooli si dhe mendohet se të rinjtë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e plagosjes së rëndë si dhe rrezikon që në ngarkim të tij të vendoset dhe akuza e vrasjes nga pakujdesia.

Advertisements