Nuredin Seci, i cili është garantor i kontratës së lobimit në favor të PD-së në Washington, i ka dërguar një mesazh Blendi Fevziut.
Advertisements
“Zotëria më çon…Nuredin Seci, New Jersey. Përshëndetje, duke dëgjuar panelin tuaj sonte dua të bëj një sqarim për çështjen e PD-së në US si biznesmen shqiptaro-amerikan. Me dashuri të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Advertisements
Për këtë arsye vendosa të ofroj mbështetjen time financiare për opozitën shqiptare me bindjen e palëkundur se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave për një Shqipëri demokratike e të lirë.
Mbështetja që ka filluar të marrë nga anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan është një dëshmi inkurajuese e ndjenjës tonë të përbashkët për ruajtjen e kësaj lidhjeje të veçantë mes dy vendeve tona”, thuhej në reagimin e tij.
Më tej, thekson se nuk është i befasuar nga “sulmet e pabaza dhe përhapja e dezinformacionit nga individë dhe grupe që kundërshtojnë presidentin Trump, një Amerikë të fortë dhe nuk përkrahin një Shqipëri demokratike”.
“Qëllimi im ka qenë dhe mbetet të mbështes angazhimin e profesionistëve më të kualifikuar në fushën e marëdhënieve me qeverinë amerikane. Ata që e kuptojnë realisht thellësinë e lidhjes historike mes dy vendeve dhe që njohin mundësitë që lindin nga udhëheqja e fortë e presidentit Trump dhe janë të gatshëm të avokatojnë për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.
Si një person privat kam vendosur të mos bëj më deklarata të tjerta publike siç nuk kam bërë për fondacionin që drejtoj, përmes të cilit ndihmoj familje me fëmijë të spektrit autik në Shqipëri.
Përkatësisht në Tropojë e Tepelenë. Përkushtimi im për të mbështetur Amerikën dhe Shqipërinë do vazhdojë pa ndërprerje. Zoti e bekoftë miqësinë mes dy vendeve”, përfundon Seci në mesazhin e tij.