Doli në ballkon për të pirë cigare, por një plumb në kokë i mori jetën. Kush ishte Gëzim Sinomataj, djali i “Buzëderrit” të Vlorës (SKEMA E VRASJES)

by editor

Djali 23 vjeçar nga Vlora, Gëzim Sinomataj, emigrant në Belgjikë dhe i kthyer për festat e fundvitit në atdhe, u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë përmes një atentati mafioz të mirëorganizuar që dyshohet se u nxit nga hakmarrja. Dyshimi tjetër është se krimi u krye nga vrasës me pagesë.

Advertisements

Krimi ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, te një banesë mu përballë poliklinikës qendrore të qytetit.

Advertisements

Në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri Gëzim Sinomataj, 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Krimi dyshohet se pati këtë skemë: Autori kryesor, me një snajper në dorë është stacionuar tek një objekt që shihte përballë me vilën trekatëshe ku jetonte Sinomataj dhe sapo djaloshi 23 vjeçar ka dalë në ballkonin, ka hapur zjarr duke i marrë jetën.

Menjëherë më pas, në koordinim me autorë të tjerë, ka rendur drejt makinës BMW dhe së bashku janë larguar që andej duke shkuar në lagjen “24 Maji”. Atje i kanë vënë flakën mjetit duke u larguar më pas me një tjetër makinë.

Ata kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Dyshimet për hakmarrje

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Dy vite më parë më 3 janar, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit mbrëmjen e sotme. Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.

Viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë.

I njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”, Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.

You may also like