Doli në përgjimet e ish-ministrit Beqja, reagon Ermal Mamaqi: Lajm i rremë, s’jam i përfshirë

by editor

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka reaguar pas lajmeve që po qarkullojnë, ku thuhet se ai ka pastruar paratë e ish-ministrit të Shendetësisë, Ilir Beqaj, nëpërmjet faturave fiktive në një biznes ku ishte aksioner.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mamaqi ka reaguar dhe ka hedhur poshtë të gjitha lajmet, duke thënë se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta dhe se ai nuk ka lidhje me asnjë skemë pastrimi parashë.

“Nisur nga një lajm i rremë që po qarkullon së fundmi dua të bëj një sqarim për fansat dhe dashamirësit e mi, gjithashtu kam një kërkesë të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që në mënyrë të qëllimshme ose prej mungesës së profesionalizmit, kanë kontribuar në shumëfishimin e kësaj të pavërtete.

Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash dhe nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, ndryshe nga çfarë po përflitet.

Ky informacion i rremë, i shpërndarë nga disa media dhe gazetarë të cilët kanë shkelur me të dyja këmbët etikën dhe parimet e profesionit të tyre, ka shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike.

Advertisements

Për rrjedhojë, ju bëj thirrje që të përgënjeshtroni dhe fshini të gjithë lajmet në adresën time lidhur me këtë çështje, pasi në të kundërt, ndaj çdo subjekti të përfshirë do të ketë një ndjekje ligjore ku secili do përballet me pasojat që parashikon ligji.

Ndërsa atyre që janë angazhuar në fyerje dhe shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes, dua t’ju them se nuk është kjo mënyra për t’u ndjerë më mirë, apo për të ngushëlluar veten”, shkruan aktori.

Advertisements

You may also like