Demokrati Belind Këlliçi deklaron se: Ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave.
Advertisements
Donald Trump sot shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve!
Advertisements
Fitorja e Presidentit Donald Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore, për ne shqiptarët dhe për të gjithë globin!
Dita e sotme është po ashtu një triumf i qytetarit amerikan që shfaqet tek liria e tij për të vendosur vetë, tek fuqia e tij për ta bërë ndryshimin, pavarësisht çfarë thotë propaganda, e çfarë kërkojnë elitat dhe establishmenti.
Advertisements
Qoftë kjo ditë dhe kjo fitore e Presidentit Trump, një ogur dhe shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon, në krye të punëve të vendit.