Analisti Frrok Çupi thotë se dosja me 500 faqe e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ish kryeministrin Sali Berisha, tregon provat që vërtetojnë korrupsionin e kryer prej tij.
Advertisements
Në një intervistë për një emision televiziv Çupi u shpreh se familja Berisha, është organizatë kriminale.
Advertisements
ProfitSence Logo
“Është një shans shumë i mirë për publikun, ja ku janë provat. Deri më sot, Berisha thoshtë nuk ka prova. Është një vlerë që ka sot. Me këto vlera monetare dhe me këto shpenzime, është vetëm maja e ajsbergut. Berisha dhe familja Berisha kanë menaxhuar para shumë të mëdha, kanë shuma të jashtëzakonshme. Deklaratat e Berishës janë dredharake. Ai ka pranuar një gjë, që ka solidaritet në familje, për arsye kriminale bëhen vetëm në organizatat kriminale mafioze, solidariteti është për vepra kriminale. Ka përdorur postin shtetëror. Këto janë vepra kriminale, në krye të bandës qëndron bossi dhe ai i menaxhon të gjitha këto. Berisha ndërtoi strategjinë e organizatës kriminale në familje. Partia është për ta mbështetur, për ta mbrojtur. E keqja është përdorimi i fëmijëve dhe inkrimimi i tyre. Secili kishte detyrën e tij, e bija kishte detyrën e mbulimit të punëve juridike dhe të bankave. I biri kishte autoritetin e shfrytëzimit të qeverisë dhe vendimeve qeveritare. Në krye të piramidës qëndron Liria. Do të shikojmë që e tëra do të zbërthehet. Ai është tinëzar në familjen e tij. I pari që ra viktimë ishte dhëndri i tij. Zonja Berisha ka qenë e besueshme për fëmijët, në raportet e tyre, i ati nuk ishte aq i besueshëm për fëmijët, Liria shiti fytyrën e saj ëngjëllore, realisht, ajo ishte një menaxhere shumë e mirë, edhe me mbështetje jashtë, në organizata të tyre, të ashtuquajtura humane”, theksoi ai.