Një protestë do të mbahet në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës.
Advertisements
Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, shihet se Policia e shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, duke dërguar numër të shtuar efektivësh në terren.
Advertisements
Duket se efektivët janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, edhe me skafandra dhe mburojë xhami.]
Ndërkohë që qytetarët kanë nisur të mblidhen, efektivët kanë vendosur kordonin para bashkisë.
Advertisements
Protesta është thirrur nga qytetarët dhe opozita, ndërkohë që vjen pas arrestimeve për dosjen “5D”.
Në sajë të kësaj dosjeje, u arrestuan 3 zyrtarë të bashkisë, të cilët kishin përfituar tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”.