Dosja e ‘pengmarrësit’ të familjes, hetuesit befasohen nga ajo që gjetën në banesë

by editor

35-vjeçari Jetnor Zhabolli që kishte ‘burgosur’ prej më shumë se një viti familjen e tij, do të dalë të hënën para gjykatës së Tiranës.

Ai akuzohet për dhunë ne familje dhe shkaktim të vetëvrasjes, mbetur në tentativë. Prokuroria kërkon arrest me burg ndërsa mbrojtja pritet të kërkojë masën e sigurisë, shtrim të detyruar në spital për shkak të dyshimeve, për probleme të shëndetit mendor.

Advertisements

Fiksimi se përgjohej dhe se nga muret vinte zhurmë, kishin shtyrë Jetnor Zhabolin të merrte për kontroll në banesë ekspertë për verifikimin e dyshimeve, por edhe pse përgjigja ishte negative, 35-vjeçari nuk e ndali kontrollin ekstrem mbi familjen e tij.

Në dosjen e siguruar nga Euronews Albania thuhet se oficerët e policisë gjetën kamera pothuajse kudo në banesë, të dukshme dhe të fshehura, bllokues valësh, madje sapo kaluan derën kryesore u dëgjua një sinjal i fuqishëm për shkak të sistemit të alarmit që ishte instaluar.

Advertisements

Hetuesit kanë gjetur edhe disa letra të shkuara më herët nga Jetnor Zhaboli që përshkruhen me përmbajtje të fortë emocionale, ku 35-vjeçari i kërkonte falje fëmijëve 9 dhe 3 vjeç por dhe familjarëve të tjerë duke theksuar “s’ju turpërova kurrë” dhe “do ju dua shumë edhe pse po ju lë”.

Gruaja e tij ka deklaruar se edhe pse ndjehej e burgosur për 1 vit e gjysmë dhe e dhunuar psikologjikisht e fizikisht, nuk ka denoncuar pasi e donte burrin e saj.

Advertisements

E ëma e të riut me profesion ekonomist, ka pranuar se djali i saj ka probleme emocionale por edhe pse i ka kërkuar disa herë të mjekohet, ai nuk ka pranuar. Po ashtu dhe fëmijët janë pyetur në praninë e psikologut duke shfaqur shenja traumatike nga veprimet e të atit. Jetnor Zhaboli pritet t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e tij të shëndetit mendor.

Ai ishte i fiksuar pas xhelozisë, duke pasur kontroll të plotë jo vetëm mbi gruan të cilën e izolonte në banesë, por edhe fëmijët dhe të ëmën.

Gruas nuk i lejonte celular, ajo nuk dilte asnjëherë vetëm, nuk e lejonte të shkonte tek familjarët e saj, ndërsa sipas dëshmive Jetnori shpesh fikte gjithë dritat e banesës dhe vetëm ai mbante çelës.

You may also like