Dosja e SPAK: Erzen Breçani ishte në dijeni se djali i tij trafikonte kokainë! I kërkoi para të investonin në ‘HEC Drita Energy’

by editor

Report TV ka zbardhur ekskluzivisht pjesë nga përgjimet në ‘Sky ECC’ që shkatërroi grupin e strukturuar kriminal, dhe që ka çuar në pranga ish-zv drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.

Advertisements

Sipas gjykatës, në analizë të veprimeve hetimore, të kryera deri në këto momente, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se Erzen Breçani, ishte në dijeni të plotë të aktivitetit të jashtëligjshëm që ushtron djali i tij Eralbi Breçani.

Advertisements

Në dosje thuhet se Erzen Breçani i ka kërkuar një shumë parash të birit, burimi i të cilave ka qenë trafikimi i dhe shitja e lëndëve narkotike, duke investuar në aktivitetin tregtar ‘HEC DRITA ENERGY’, me administrator Erlabi Breçanin.

‘Këto përfitime të paligjshme janë investuar në HEC nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke i bërë të mundur shmangien nga raportimi në institucionet përkatëse. Ndodhur para këtyre fakteve, gjykata vlerëson se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 287 të K.Penal.’- thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

Po ashtu dyshohet se ai ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione shtetasve Bujare Ajeti Gërmizi si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që këta shtetas t’i shmanden arrestimit nga policia gjyqësore. Sipas dosjes, nga informacioni i dhënë nga Erzen Breçani, ka ndikuar që shtetasi Bujar Ajeti Gërmizi dhe Nuredin Dumani të shmangin komunikimet ose lëvizjet që mund të sillnin arrestimin e tyre.

Erzen Breçani dhe Bujar Gërmizi njihen prej shumë vitesh për shkak se Bujar Gërmizi vinte nga radhët e policisë dhe vinte nga radhët e Forcave speciale. Bujar Gërmizi në atë kohë ishte njeriu që mbështeste dhe strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani. Një moment thuhet që Gërmizi i ka dhënë një celular të enkriptuar Erzen Breçanit, celular i cili është rimbushur kur është përdorur më herët nga Dumani. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar.

Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u kapën vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërie. Në pranga përfundoi ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani; drejtuesi aktual i Hetimit të Krimit në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni; Bujar Gërmizi, një personazh, i cili dyshohet të ketë aktivitet të ndjeshëm në trafikun e drogës, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin.

Si bashkëpunonte djali i Breçanit me Ismail Zenelin e Besmir Muratin për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës

Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht pjesë të përgjimeve në Sky ECC, të grupit kriminal, të goditur dy ditë më parë nga SPAK për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës.

Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani i shpallur tashmë në kërkim nga policia, ka bashkëpunuar me Ismail Zenelin (në kërkim) dhe Besmir Muratin (i arrestuar) për trafikimin e një sasie kokaine nga Amerika e Jugut drejt Holandës, konkretisht kanë pasur nga 10 kg secili. Ndërsa një pjesë e kokainës e sekuestruar nga autoritetet, ka qenë e një tjetër përdoruesi të aplikacionin Sky Ecc, por që ende nuk është identifikuar nga policia.

Në biseda mes tyre ata janë të interesuar për sasinë e kokainës që dalë nga porti i Roterdamit dhe në bisedë e shprehin si humbje faktin që një pjesë e kokainës është sekuestruar. Bisedat janë zhvilluar nga data 09.11.2020 deri në 04.02.2021. Sipas gjykatës eksiton dyshimi i arsyeshme bashkuar edhe në prova se Ismail Zeneli, Besmir Murati dhe Erlabi Breçani në bashkëpunim me përdoruesin D..P (I paidentifikuar), kanë kryer veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, për të cilën dyshohen.

Po ashtu sipas bisedave, ata kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin edhe për një rats tjetër të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latinë në Portin e Valencias në Spanjë, thuhet nga një pjesë e përgjimeve të zbardhura nga Report Tv.

Në këtë episod, del edhe shtetasi Artan Sulejmani (në kërkim), i cili nuk rezulton në komunikimin e grupit të Chat-it, por me datë 13.01.2021 me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se me kë po organizon trafikun Ismail Zeneli. Bisedat janë zhvilluar nga bashkëpunëtorët gjatë periudhës 06.01.2021 deri më 19.02.2021.

Nga sa konstatohet në të dyja rastet, nuk është bërë e mundur marrja e lëndës narkotike për shkaqe të pavarura nga personat në hetim, pasi ajo është gjetur dhe sekuestruar nga agjencitë ligjzbatuese. Qëllimi i personave të përfshirë ka qenë sigurimi i lëndës narkotike për shitjen në tregun europian dhe sigurimin e fitimeve të paligjshme. Bashkëpunimi ka qenë në formën e një grupi të strukturuar kriminale.

You may also like