Një javë më parë policia greke vuri në pranga një ish oficer të anti-drogës në Athinë, një shtetas shqiptar dhe një grek, të cilët u zbuluan nga komunikimet në platformën “Sky ECC” se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për trafik droge.
Advertisements
Oficeri grek Ilia T. doli se komunikonte me 45-vjecarin shqiptar Sandër Pemaj, i dënuar për trafikun e 1.2 ton kokainë nga Karaibet drejt Greqisë. Pemaj konsiderohet një nga personazhet kryesorë të krimit të organizuar shqiptar në Greqi, duke kontrolluar nga burgu veprimtarinë kriminale jashtë.
Advertisements
Media greke ka siguruar nga dosja hetimore, disa prej bisedave të kryera mes personazheve.
Në një komunikim një shpërndarës droge kontakton me Sandër Pemaj. Shpërndarësi i thotë: “Është bërë problem i madh, më preu (nënkupton policin)… E ndërpreu bashkepunimin se u dëgjua lart (në qendër) që më ka mbuluar dhe më thotë më fal, nuk mundemi të vazhdojmë.
Sandër Pemaj i’a kthen: “Budallallëqe thotë. Në një kohë të shkurtër do të thotë “vëlla, po, e kishin gabim. Ndoshta nuk ishte ashtu, ishte diçka tjetër, le të takohemi përsëri”. A e kuptove? Diçka kërkon ai. Diçka të marrë, e di ti”.
Dhe shpërndarësi i përgjigjet: “Ai mund të ketë frikë, por mos na gatua ndonjë gjë, kam frikë tani, o vëlla. Nuk kam fare besim tek ai, tek tjetri kam plot, me sy mbyllur. Më thotë se dëgjohet shumë lart”.
Ndërsa Sandër Pemaj i’a kthen: “Ndoshta do “kafe” më të madhe”.
Në një tjetër dialog, oficeri i policisë komunikon me Sandër Pemaj ku i thotë:
“Të të them, një grek do SKUNK, 100 në muaj jep. Ke?”
Ndërsa në një bisedë tjetër i njëjti oficer policie i kërkon Pemajt, 10 kg kokainë, të cilat i do një njëriu i tij.