Drejtonte betonieren pa patentë, ja cili është i riu që iku nga vendngjarja pas aksidentit tragjik në Fushë Prezë

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili ishte drejtuesi i betonierës që u përplas me makinën “Benz” në rrugën Vorë-Fushë-Krujë, duke shkaktuar humbjen e jetës së katër të rinjve.

Advertisements

Nga hetimet rezultoi se Krrashi po drejtonte mjetin e tonazhit të rëndë pa patentë të kësaj kategorie. Pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes, duke e lënë mjetin në rrugë.

Advertisements

Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina e viktimave shpërtheu në flakë, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Pas identifikimit, Krrashi u vu në pranga dhe tashmë do të përballet me drejtësinë për shkeljet e rënda që çuan në këtë aksident fatal.