Një person humbi jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në qendër të Milanos.
Advertisements
Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përfunduar në trotuar ku ka goditur 4 kalimtarë, që ishin në pritje të semaforit për të kaluar rrugën.
Advertisements
Aksidenti ka ndodhur midis Piazza Giovine Italia dhe Via Boccaccio.
Viktima, një turist anglez 30-vjeçar vdiq edhe pse u transportua në urgjencën e Niguardës me masa reanimative. Forca e goditjes ka shkaktuar edhe prerjen e krahut të tij.
Advertisements
Një djalë 21-vjeçar përfundoi me kodin e verdhë në San Raffaele me traumë në kokë, fytyrë dhe gjymtyrë. Më pak të rënda ishin gjendja e një 21-vjeçari, i shtruar në spital me plagë në këmbë dhe një 50-vjeçari, i vizituar në vend nga 118 ekipet e shpëtimit, të cilët ndërhynë me katër autoambulanca, dy makina mjekësore dhe një makinë infermierie.
Hetimet e rastit i janë besuar punonjësve të policisë vendore. Nuk përjashtohet mundësia që drejtuesi i furgonit, një 55-vjeçar, të jetë sëmurur para se të humbiste kontrollin e mjetit dhe të përplaste kalimtarët.
Burri u shoqërua në San Carlo me kodin jeshil. Ai kishte rezultuar pozitiv në testin paraprak të alkoolit të kryer në vendngjarje.