Drini Zeqo u largua nga Big Brother Vip 3, reagon familja: Jemi të gjithë mirë…

by editor

Gazetari Drini Zeqo njoftoi largimin nga “Big Brother VIP”, për shkak të sic u tha një urgjence familjare.

Pas kesaj ngjarje, ka ardhur reagimi i parë nga familjarët e tij, duke e shtuar edhe më shumë misterin e largimit të tij.

Advertisements

Në një postim në profilin e gazetarit në Intagram, familjarët njoftojnë se gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Advertisements

Ata bëjnë me dije se do të ketë dhe një njoftim të dytë për këtë situatë.

Lajmi si fillim është dhënë nga vëllai i madh, përmes një njoftimi, të cilin e lexoi aktori Julian Deda.Banorët reaguan menjëherë, ndërsa aktori Deda konfirmoi se nuk po gënjente dhe se Drinit iu desh që të largohej me urgjencë, duke lënë kështu garën për çmimin e madh.

Advertisements

“Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur të lerë shtëpinë.

Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar këtu dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim.

Nuk po gënjej. Me largimin e Drinit që ishte lider i shtëpisë ju do të zgjidhni një lider të ri.

Në votimin tuaj përfshihen edhe banorë të tjerë të shtëpisë”, lexoi letrën Julian Deda.

You may also like