Një eskortë e klasit të lartë ka zbuluar së fundmi për mediat mbi atë që ndodh pas dyerve të mbyllura në Davos gjatë Forumit Ekonomik Botëror, duke përfshirë atë që të pasurit mendojnë se do t’i ndodhë me të vërtetë botës në të ardhmen e afërt.
Advertisements
40 vjeçarja Salome Balthus është një eskortë e nivelit të lartë nga Berlini , e cila ka udhëtuar në Zvicër, për t’u takuar me klientët gjatë mbledhjes vjetore të elitës globale.
Advertisements
Salome zbulon, atë që ka mësuar nga elita globale, një pjesë e madhe e të cilës është e bindur për fatin e botës, kështu që kanë vendosur ta shijojnë atë sa të zgjasë.
Të bindur se një apokalips i ndryshimeve klimatike është mbi ne, ata shpenzojnë paturpësisht pasurinë e tyre të madhe për udhëtime të shtrenjta në Zvicër, ku fluturojnë me avionët privatë jo miqësorë me mjedisin.
“Elefanti në dhomë është ndryshimi i klimës. Të gjithë e dinë se nuk mund të parandalohet më”, tha ajo, duke shtuar se “super të pasurit” në përgjithësi mund të ndahen në dy grupe për këtë temë.
“Një grup mendon se prek vetëm të varfrit, “racën jo të bardhë”, ndërsa të tjerët kanë frikë se mund të përkeqësohet, por nuk ka kuptim të përpiqemi të bëjmë diçka për të, kështu që ata thjesht kënaqen,” tha Salome.
Salome tha se tema si kjo dalin në një bar, sauna ose holl hoteli, veçanërisht nëse pjesëmarrësit në samit kanë pirë disa gota alkool.
“Ata janë jashtëzakonisht krenarë për këtë ose thjesht më shohin si një objekt dhe nuk mendojnë për faktin që edhe unë mendoj kur ata janë me mua”, tregon vajza.
“Publiku duhet ta dijë se armiqtë e të varfërve dhe të shtresës së ulët nuk janë emigrantët, por super të pasurit”, shtoi Salome.
Sipas faqes së internetit të agjencisë së eskortës Salome në Berlin, Hetaera, një fundjavë i kushton klientëve 5,000 £, ndërsa një tete-a-tete dy-orëshe fillon nga rreth 850 £.
‘Me njerëzit që takoj në WEF jam dakord për kushte të veçanta për të cilat nuk mund të flas dhe takohem vetëm me njerëz që më pëlqejnë disi”, përfundoi ajo.