Drogë brenda burgut grek, zbulohet grupi i shqiptarit të dënuar për vrasje

by editor

Një grup që tregtonte drogë brenda burgut të Trikallas në Greqi, është zbuluar nga policia, dhe në pranga kanë rënë 7 persona.

Advertisements

Mediat vendase shkruajnë se koka e grupit ishte një 41 vjeçar nga Berati, Olti Dulçe, i dënuar me 65 vjet burg në Greqi për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasje.

Advertisements

Si shpërndahej droga?

Dulçe kishte ngritur një grup që siguronte heroinë dhe e fshihte atë nëpër çanta. Dy persona nga jashtë burgut ia dorëzonin çantat tre personave të tjerë, të cilët arrinin t’i fusnin ato brenda burgut të Trikallas duke ia dorëzuar një të burgosuri gjatë takimeve me të.

Ky i fundit më pas ia dorëzonte Dulçes, i cili e shiste drogën brenda ambienteve të burgut. Sipas policisë, llogaritet që grupi të ketë fituar rreth 50 mijë euro nga tregëtia e drogës

You may also like