Jetmiri u shpreh i vendosur dje se donte të largohej nga Big Brother, pasi nuk ndihej i barazuar me të tjerët dhe sipas tij ‘nuk ka standard’.
Advertisements
Pas disa minutash sqarim me studion, Jetmiri vendosi të tërhiqej dhe vendimin tha se do e marrë ditën e shtunë.
Advertisements
“Në të gjithë logjikën, duket sikur ju doni të gjeni një justifikim dhe duket sikur paaftësitë që ju shihni te loja e banorëve të tjerë doni ta shikoni me faktin që kam hyrë me vonesë. Avantazhin nuk e kam përdorur dhe jam përpjekur t’i njoh personalisht. Fakti që kam qenë në Big Brother apo e kam luajtur këtë lojë, ka një tendencë për të marrë në mbrojtje një anë të medaljes.
Unë po kërkoj barazi dhe standard në konceptet e mia. Meqenëse është hapur një televotim, vendimin tim do ta komunikoj të shtunën. Faleminderit”-u shpreh Jetmiri.