Vëllai i Liridona Ademajt, Leondard Ademaj ka shkruar së fundmi se shumë qytetarë i ofrohen me informacione për rastin e motrës së saj, që lidhen drejtpërdrejt me vrasjen.
Advertisements
Leonardi shkruan në një postim në Facebook se interesi i tij është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.
Advertisements
Ai u drejtohet me një apel gjithë qytetarëve që çdo informacion që zotërojnë ta ndajnë me Policinë dhe Prokurorinë.
Ademaj thekson se pret drejtësi nga ana e gjykatës dhe se hetimet iua ka besuar pikërisht Policisë dhe Prokurorisë.
“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë. Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.
Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se, i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së Liridona Ademajt është bashkëshorti i saj, Naim Murseli që po mbahet në paraburgim.