Mëngjesi i sotëm ka nisur me përplasje mes banorëve të fshatit Tragjas dhe forcave të policisë, pasi ata kundërshtojnë punimet e ujësjellësit.
Advertisements
Mësohet se ditën e sotme IKMT e shoqëruar nga policia dhe FNSH shkoi në Tragjas dhe rrethoi zonën, në mënyrë që IKMT do të kryente shembjen e banesave për ndërtimin e ujësjellësit.
Advertisements
Por banorët prej kohësh kanë kundërshtuar projektin dhe kanë kërkuar konsultim edhe me bashkinë.
Ata pretendojnë se nuk janë informuar aspak lidhur me projektin.
Projekti ka shkaktuar shqetësim dhe kundërshtim nga banorët, pasi ai merr burimin e ujit që përdor fshati.
Përplasja e banorëve me policinë vijon!