Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baci duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Advertisements
Dyshja kanë marrë vendimin për t’u ndarë, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë një rikthim mes tyre.
Advertisements
Heidi ka pretenduar se Romeo ka vendosur në dyshim ndjenjat e saj, duke shtuar se është shumë e rëndë për të që aktori nuk e beson.
“Nuk dua që këtë vajzën ta vras me fjalët që nxjerr nga goja. Por në momentet e para që kam pasur konflikt me Heidin, ka qenë te loja me buton. Unë doja përgjigje dhe kjo më mërzit”, iu drejtua ai.
Pjesë nga diskutimi:
Heidi: Qëkur u zumë herën e parë, aty Romeo më vuri në dyshim total. Që atëherë, sado që i kam thënë se situata ishte shumë më e cekët se aq, gjithë këto ditë ndjej që ai ka dyshime të mëdha te unë. Dhe ma ka thënë. Thotë që sado mundohet ta kalojë, unë ja rikthej. Por unë nuk e bëj që të ndihet keq ai, por që të flasim. Prandaj e kam pyetur, jo për t’i bërë ndonjë dëm. Doja vetëm shpjegime dhe kaq. Nuk do të thotë vëzhgim siç e ka marrë shabllon. Unë e ndjej që është ndryshe edhe pyes. Nuk është se dua ta lëndoj… Ishte shumë e rëndë për mua që të më thonë që s’më beson më.
Romeo: Duke u munduar të mos lëndosh të tjerët, e sheh duke lënduar veten. E kam të vështirë të flas për Heidin, sepse është njeriu më i dashur që kam këtu brenda. Për mua është shumë e vështirë. Është shumë shumë e vështirë. Këtu ka kamera nga do. Nuk dua që këtë vajzën ta vras me fjalët që nxjerr nga goja. Por në momentet e para që kam pasur konflikt me Heidin, ka qenë te loja me buton. Unë doja përgjigje dhe kjo më mërzit.
Heidi: Jo përgjigjet i merr.
Romeo: Unë nuk mund të kem kurrë dyshim te njeriu i zemrës që po më lufton, po më vëzhgon. Unë s’e mendoj kurrë. Mund të ketë forma të tjera. A po të vëzhgoj unë ty? Dmth po luan në mbrojtje dhe unë jam në sulm. Unë mendoj se çdo gjë është OK. Deri në momentin që nga hiçi…
Heidi: Dmth ti nga butoni nuk ke ndryshuar fare?
Romeo: Kam ndryshuar. Është lojë.
Heidi: Nuk është lojë.
Romeo: Ti do t’i nxjerrësh nga një anë? Ne i komplikojmë. Gjërat janë të thjeshta. Ose më do, ose jo. S’kam fokus në asnjë vend tjetër.
Heidi: Sepse ti nuk e pranon që ke ndryshuar dhe dukem budallaqe unë. Nuk ta them ashtu.
Romeo: Ashtu e thua. Më duket sikur e thua nga hiçi. Ti ke dyshime te unë. Kupton apo jo? Jo unë te ty. Unë e kam shumë të vështirë komunikimin këtu në shtëpi, në këto momente tani. Kjo gjëja nuk është lojë. Unë e di që ka kamera dhe nuk do të doja kurrë që të isha shkaku që kjo goca të qante.
Heidi: As unë…
Romeo: Më lër të mbaroj. E vetmja gjë që më bën të ndihem keq në këtë shtëpi është kur unë mërzis Heidin. Kur më thonë që po i ushtroj presion Heidit më ngarkon akoma dhe më shumë. Unë nuk e dua këtë lloj gjëje. Nuk e kam vënë në pikëpyetje. E kuptoni në çfarë kushtesh jam unë? Unë nuk bëj një pyetje dot.
Heidi: Çfarë pyetje nuk bën dot? Jam unë ajo që s’bëj dot pyetje.
Romeo: Je sulmuar ti apo jam sulmuar unë?