Durrës/ Joshte klientët me s*ks në apartament, pastaj me shokun e saj i kërcënonte me thikë e foto intime për tu grabitur lekët, tre persona në pranga

Joshte klientët me se’ks në apartament, pastaj me shokun e saj i kërcënonte me thikë e foto intime për tu grabitur lekët. Ka përfunduar me sukses operacioni policor i koduar “Last Threat”, i realizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe mbështetjen e forcave operacionale të DVP Durrës.

Advertisements

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar tre shtetas: Robert Lamnica, 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës; Armand Hysa, 49 vjeç, banues në Spitallë, Durrës; dhe Alma H, 21 vjeç, banues në Durrës. Hetimet kanë zbuluar se Alma H. ushtronte prostitucion dhe në bashkëpunim me Robert Lamnicën, ajo i kërcënonte klientët e saj me mjete prerëse për t’u marrë shuma të mëdha parash, për të mos publikuar foto intime të realizuara gjatë veprimtarisë së saj.

Advertisements

Gjithashtu, gjatë operacionit, Policia ka arrestuar Alma H., pasi bashkë me Lamnicën, ata i kanë marrë 65,000 lekë të rinj shtetasit F. Ç. pas kërcënimit me thikë.

Po gjatë këtij operacioni, u arrestua edhe Alma H, 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të kryer në momentin e kapjes, Policia ka gjetur një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Në pranga u vu edhe një person tjetër, i cili u kap me substancë narkotike kokainë, ndërsa janë sekuestruar mjetet përdorur në veprimtarinë kriminale, përfshirë thikën që shërbente për kërcënimin e viktimave.

Hetimet janë në vazhdim, dhe punonjësit e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni”, si dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.