Durrës! Urbani i zë poshtë dorën pasagjerit, shoqërohet në polici shoferi

Një incident ka ndodhur sot në lagjen nr. 12 të Durrësit, në një nga autobusët e linjës së Unazës.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, një pasagjer rreth 60 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur, ka humbur ekuilibrin dy herë. Fillimisht, ai është rrëzuar brenda autobusit, ndërsa më pas ka humbur sërish kontrollin në momentin e zbritjes nga mjeti i transportit publik.

Advertisements

Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se, teksa autobusi është nisur nga stacioni, një nga rrotat e tij i ka zënë poshtë dorën pasagjerit të dehur. Për pasojë, shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat për veprime te mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.