Durrësi ‘noton’ në ujë prej reshjeve, krijohet trafik i rënduar

Pas disa minutash shi, rrugët në zonën e stadiumit në Durrës u përmbytën dhe u bënë të pakalueshme për makinat dhe qytetarët mbrëmjen e sotme.

Advertisements

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se si pasojë e grumbullimit të ujit në rrugë, trafiku u bllokua për rreth 30 minuta në këtë zonë.

Advertisements

Në Durrës, çdo herë që bie shi, kjo është një nga zonat që përmbytet më shpejt, si rezultat i kanaleve të bllokuara.