Dwamena vdiq në fushë, Prokuroria e Durrësit nis hetimet! Merren në pyetje mjekët, sekuestrohen kartelat mjekësore

by editor

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena i cili pësoi atak kardiak në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit në stadiumin e Rrogozhinës.

Advertisements

Mësohet se janë marrë në pyetje edhe mjeket e ekipit, personali autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë. Po ashtu janë sekuestruar edhe kartelat mjekësore të tij.

Advertisements

Organi i akuzës po mbledh dëshmi te ekipit dhe stafit mjekësor, pjesë procedurale për rastin në fjalë, ku një futbollist humbi jetën në fushë. Dosjes pritet ti bashkohet edhe raporti ekspertizës mjeko ligjore, nëpërmjet te cilës përcaktohet sakte shkaku dhe ora e saktë e vdekjes.

Sulmuesi i Egnatia Raphael Dwamena humbi jetën dje (11 nentor) pasi pësoi një atak në zemër në mesin e pjesës së parë të ndeshjes së ekipit të tij kundër Partizanit. Ai ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës teksa për t’i dhënë ndihmën e parë shkuan shokët e skuadrës si dhe stafet mjekësore të të dy klubeve, por edhe nga mjekët e pranishëm në ambulancën që ndodhej në stadium.

28-vjeçari nga Gana u transportua menjëherë në Spitalin e Kavajës por mesa duket zemra e tij nuk e ka përballuar goditjen e marrë gjatë ndeshjes.

Mjekët e këtij spitali thane se futbollisti kishte mbërritur pa shenja jete.

You may also like