Dy aksidente brenda pak minutash, në Nikël vdes i moshuari, plagosen dy të mitur në Maliq

by editor

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Krujë, dhe aksin Pogradec-Korçë.

Sipas informacioneve nga policia, aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.

Advertisements

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Ndërsa në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You may also like