Dy aksidente në harkun kohor të 30 minutave kanë ndodhur përgjatë aksit Berat-Lushnje.
Advertisements
Konkretisht në fshatin Syzezë një automjet tip “Citroen” ka goditur nga pas njw traktor të cilit në momentin e aksidentit nuk i funksiononin sinjalistikat e makinës ndërkohë rruga ishte në errësirë totale.
Advertisements
Më i rëndë është paraqitur aksidenti vetëm pak kilometra më tej ku në Poshnje janë përplasur ndërmjet tyre një automjet dhe një motor, si pasojë e goditjes është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili është transportuar drejt spitalit Rajonal te Beratit dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në të dyja aksidentet dyshohet se shkak është bërë mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimi rrugor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po këqyr terrenin për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjeve.