Dy atentatet/ “Nga një m*sakër në tjetrën”- Sali Berisha: Rrugët e Tiranës u skuqën, 4 veta morën breshëri plumbash! S’mund të gjuhej kurrë mbi një 11-vjeçar

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar dy atentat mafioze mbrëmjen e së enjtes (17 Prill) në Lezhë e Tiranë me 1 viktimë dhe 4 të plagosur, duke u shprehur se u kalua nga një masakër në tjetrën.

Advertisements

Berisha u shpreh se rrugët e Tiranës u skuqën dhe 4 vetë morën breshëri referuar atentatit në kryeqytet ku u qëllua ndaj dy djemve të pronarit të “Pelikani Security”, shokut të tyre dhe shoferit të G Class.

Advertisements

Kryedemokrati theksoi se nuk mund të qëllohej kurrë ndaj një 11-vjeçari, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai e ka krijuar këtë situatë me deklaratën ndaj personazheve të krimit “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

Sali Berisha: Nga një masakër në tjetrën, mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato. Por një 11 vjeçar kurrë nuk mund të gjuhet mbi të.

Njeriu që i ndërsen dhe i thotë “hani kokën e njëri tjetrit, po më shërbeni mua” krijon këtë situatë.