Dy avionë canadair nga Italia në Shëngjin, ndërhyjnë për të shuar flakët! Momenti kur furnizohen me ujë në Adriatik

by editor

Dy avionë Canadair nga Italia kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar për të izoluar flakët që kanë shkaktuar një situatë tepër të rrezikshme në Shëngjin.

Advertisements

Situata më e rëndë mbetet aktualisht afër portit të Shëngjinit, ku banorëve të lagjes u është kërkuar të evakuohen pasi aty pranë ndodhet dhe një karburant me një depozitë me 5 mijë litra gaz.

Advertisements

Avionët kanë mbërritur pas ndihmës që ministria e Mbrojtjes kërkoi tek Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Report Tv sjell pamje nga Velipoja kur dy avionët furnizohen me ujë në Adriatik për ta hedhur më pas nga ajri në zonat e përfshira nga flakët në Shëngjin.

Advertisements

You may also like