Dy deputetë të Bashës i bashkohen Rithemelimit? Tubimi i 20 shkurtit në Tiranë, zbardhen detaje nga slogani i protestës së opozitës

by editor

Zbardhen detaje nga slogani i protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 20 shkurt në kryeqytet.

Advertisements

Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24 tha se nga nesër mund të nisin takimet në bazë të Nokës dhe Bardhit, takime që pritet të nisin nga Malësia e Madhe.

Advertisements

Pikë diskutimi do të jetë protesta e 20 shkurtit, protestë që ka marrë një vëmendje të madhe ditën e djeshme në takim dhe në Këshillin kombëtarë të PD. Protesta do mbahet më datë 20 në orën 17: 30.

Ndërkohë që nga burime për gazetarin Stafa, pas ditës së djeshme me bashkimin e deputetëve të Bardhit me Berishën, është duke u diskutuar mundësia që dy deputetë të Lulzim Bashës t’i bashkohen grupimit të Rithemelimit.

You may also like