Dy femra kapen me 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

by editor

Dy femra shqiptarë janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria në Greqi. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani. Pas ndjekjes së një mjeti qe vinte nga kufiri greko-shqiptar, policia ka sekuestruar brenda tij 2 çanta që përmbanin 5 pako me 30 kg 50 gram marijuanë.

Advertisements

Në prangat e policisë greke ranë drejtuesja e mjetit 25 vjeçe dhe pasagjerja 54 vjeçe, të dyja shqiptare. Atyre iu sekuestruan edhe 4 celularë, 110 euro dhe 1200 lekë shqiptare.

Advertisements

You may also like