Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës të Vithkuqit, një ditë më parë, ka bllokuar dy mjete xhipa.
Advertisements
Ata kanë tentuar të kalonin në zonë për të shkuar në Korçë. Njëri nga xhipat ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal duke u bllokuar.
Advertisements
Brenda tij kanë qenë një familje prej 5 anëtarësh, të cilët ja dolën të dalin nga mjeti pa u lënduar.
Ndërsa xhipi i dytë, që udhëtonin 13 persona të tjerë, ka arritur që me vështirësi të kthehet nga rruga dhe bashkë me familjen prej 5 personash u kthyen sërish në fshat, Panarit.
Ndërkohë që edhe borëpastruesja, e cila shkoi për të hapur rrugën dhe lëvizur mjetet një ditë më parë, u bllokua në zonë nga bora dhe stuhia e erës.
Vetëm ditën e sotme me 2 borëpastruese të tjera është bërë e mundur hapja e vendit dhe zhbllokimi i mjetit xhip dhe borëpastruese të bllokuara dje.